Historiku

Udhëtimi Ndër Vite

FC Drenica u themelua në vitin 1958 në qytetin e Skënderajt dhe është një nga klubet më të vjetra dhe më të njohura të futbollit në Kosovë. Që nga dita e parë, klubi ka përfaqësuar me krenari rajonin e Drenicës, duke mbajtur ngjyrat kuq e zi dhe simbolin e shqiponjës së zezë, si shprehje të identitetit dhe qëndresës lokale

Nga vitit 1958 e deri më sot – një histori pasioni, qëndrueshmërie dhe krenarie kuq e zi.

FC Drenica ka kaluar dekada të plota mes sfidave dhe sukseseve. Nga fillimet e thjeshta në vitin 1958, te finalet e Kupës, qëndrimi i gjatë në Superligë dhe ngritja e vazhdueshme e klubit në infrastrukturë e organizim. Me mbështetjen e tifozëve besnikë dhe përkushtimin e të gjitha gjeneratave, klubi ka ndërtuar një trashëgimi që frymëzon – dhe një të ardhme që premton edhe më shumë.

1958

Formimi dhe fillimet (1958)

Klubi nis rrugëtimin e tij si përfaqësues i Skënderajt në garat lokale dhe rajonale të asaj kohe, duke u kthyer në qendër të pasionit për futbollin në Drenicë.

05/06

Finalja e Kupës (2005/06)

FC Drenica arrin një nga sukseset më të mëdha historike duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës. Ndonëse nuk arriti të fitojë, kjo shënoi një kthesë të rëndësishme për klubin në nivel kombëtar.

2025

Partneriteti i Ri dhe E Ardhmja (2025)

Në një moment historik, FC Drenica lidh marrëveshje me investitorë të rinj dhe Komunën e Skënderajt, duke hapur rrugën për një të ardhme më të qëndrueshme, më moderne dhe më konkurruese.

Momente të Klubit

Çaste që kanë bërë historinë e kuq e zinjve

Nga fitoret historike e deri te emocionet e tifozëve në tribunë, këto janë momentet që formojnë shpirtin e FC Drenica. Çdo ndeshje, çdo gol, çdo përqafim – është pjesë e rrugëtimit tonë. Sepse kujtimet nuk janë vetëm të kaluarës – ato janë frymëzim për të ardhmen.

Kryesia e re e FC Drenica 2025
Shqiponjat e zeza - Tifozet e klubit futbollistik FC Drenica
FC Drenica Kampionet 2025
Ekipi i FC Drenica Kampionet