
Drenica ka realizuar një goditje të madhe në merkato, duke
Futbollisti i Drenicës, Altin Vojvoda e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
Vojvoda u transferua tek skuadra nga Skenderaj në merkaton e verës, kurse në edicionin e kaluar ishte pjesë e Vëllaznimit në Ligën e Parë.
Ai ishte vendimtar në fitoren e Drenicës ndaj Prishtinës së Re, duke bërë një asistim fantastik për Kreshnik Ukën, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është shumë i lumtur për kontributin e tij në këtë takim, kurse tha se ka bërë përgatitje maksimale për këtë edicion.
“Jam përgatitur shumë mirë për këtë edicion në Superligën e Kosovës, si në aspektin fizik, ashtu edhe në aspektin psikologjik, duke kuptuar rëndësinë e garës. Jam shumë i lumtur për asistimin dhe kontributin tim në fitoren e parë të këtij edicioni në Superligë me Drenicën. Kemi një skuadër cilësore, së bashku mund të arrijmë rezultatet që i kemi si synim. Do të jap gjithmonë 100% nga vetja”, tha Vojvoda.
Kujtojmë që 25 vjeçari njihet si njëri ndër sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin kosovar dhe synon që të ‘shpërthejë’ pikërisht në këtë edicion me paraqitjet e tij.

Drenica ka realizuar një goditje të madhe në merkato, duke


Pak para ndeshjes së Superligës së Kosovës mes Drenicës dhe

Klubi i futbollit Drenica ka qenë aktiv në afatin kalimtar

FC Drenica, që në stinorin 2024/25 siguroi hyrjen në Superligë

Skuadra e Drenicës është kthyer në Superligë si kampione e
Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.